Dedaj për Specialen: Me zor mund të më marrin, me vullnet nuk dëshmoj - Gazeta Express
string(67) "dedaj-per-specialen-me-zor-mund-te-me-marrin-me-vullnet-nuk-deshmoj"

Dedaj për Specialen: Me zor mund të më marrin, me vullnet nuk dëshmoj

Gazeta Express

21/10/2020 21:48

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Deda, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk do të dëshmojë në Gjykatën Speciale për rastin e ndodhur në fshatin Çirez.

Ai thotë se është thirrur në Prishtinë për të dëshmuar, ndërsa më parë kishte thënë se kur të flasë ai do të “dridhet” Kosova.

Lexo Edhe:

“Me zor mund të më marrin, me vullnet nuk dëshmoj”, thotë ai.

“UCK e ka bërë realitet pavarësinë e Kosovës. Pa ta nuk do të ndodhte Rambujeja. Unë kam qenë atje i përfshirë ju e dini. Pa Thacin nuk do të kishte ndodhur Rambujeja dhe as Kumanova. Kjo është e vërteta. Kjo që them sot. Edhe po temë thërrasin në Hagë këtë do e them. Edhe po të shkarkohem sot. Kam thënë që UCK duhet të marrë cmimin Nobel”, shtoi Deda. /Express/