Deda: Tragjike që e kemi Thaçin në krye të shtetit, i ka shkaktuar shumë dëme shqiptarëve


Gazeta Express
27 Maj 2019 23:22

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka sulmuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, duke e akuzuar se i ka bërë shumë dëme shtetit.

Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “është tragjike që e kemi dikë të tillë në krye të shtetit”.

“Aq shumë dëme i ka shkaktuar shqiptarëve, popullit shqiptar, Kosovës, jo vetëm me pozicionet e tij të çmendura të fundit, por me tërë aktivitetin e tij në paqe”, është shprehur ai.

Deda ka thënë se Thaçi “e ka prishur unitetin nacional”. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart