Deda: Kur na ndaluan në Çirez na dhanë edhe birra, nuk e di pse Specialja po merret me këto - Gazeta Express
string(91) "deda-kur-na-ndaluan-ne1-qirez1-na-dhane-edhe-birra-nuk-e-di-pse-specialja-po-merret-me-keto"

Gazeta Express

21/10/2020 21:36

Deda: Kur na ndaluan në Çirez na dhanë edhe birra, nuk e di pse Specialja po merret me këto

Gazeta Express

21/10/2020 21:36

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Deda, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e di pse Gjykata Speciale po merret me vizitën që i kanë bërë si delegacion fshatit Çirez në Drenicë.

Ai thotë se vizita ka qenë humanitare, ndërsa pas ndaljes janë pritur mirë nga anëtarë të UÇK’së dhe kanë biseduar për gjëra të rëndësishme. Ai thotë se deklaratat e tij janë keqkuptuar dhe se ai ka thënë se është trajtuar keq politikisht.

Lexo Edhe:

“Kanë qenë fyese postet që më kanë ofruar. Më kanë bërë të ndihem keq dhe i poshtëruar. Kam karrierë të gjatë politike. Më ofruan postin të premten e më shkarkuan të shtunën. Ishte fyese”, thotë ai.

“Kam përjetuar gjëra të rënda. Nuk dua të flas për këto. Por kam më patën emëruar zëvendësministër i Ministrit serb. Isha pa punë. Kisha shtatë fëmijë. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Jam i befasuar se si një tribunal ndërkombëtar është marrë me këso përplasje që ndodhin madje edhe në një lojë futbolli. Ushtarët e UÇK’së nda ndaluan rrugës për Çirez. Në cirez nuk kanë ndaluar në burg. Madje na kanë dhënë edhe birra. Tash kjo të bëhet temë, që nëpërmes kësaj të dënohet dikush është e pakuptueshme”, shtoi ai. /Express/