Debutuesi i Man Unitedit: Të gjithë e ëndërrojnë këtë mundësi - Gazeta Express
string(60) "debutuesi-i-man-unitedit-te-gjithe-e-enderrojne-kete-mundesi"

Debutuesi i Man Unitedit: Të gjithë e ëndërrojnë këtë mundësi

Gazeta Express

06/08/2020 9:14

Mbrojtësi i ri i Manchester Unitedit, Teden Mengi, tha se debutimi i tij për Djajtë e Kuq është vetëm fillimi për të, pasi luajti në fitoren me rezultat 2:1 të klubit në Ligën e Evropës kundër LASK.

18-vjeçari Mengi e zëvendësoi Timothy Fosu-Mensah kur kishin mbetur edhe gjashtë minuta lojë të mërkurën dhe arriti t’i impresionojë tifozët me disa lëvizje në ato pak minuta që ishte në fushë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi i talentuar e shijoi mundësinë që iu dha nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe u shpreh i përkushtuar për t’u përmirësuar dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë të klubit.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, dua t’i falënderoj të gjithë përreth meje – familjen time, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë në ekipin e parë, që ma kanë bërë punën shumë të lehtë”, ka thënë Mengi.

“Dua ta falënderoj edhe stafin e akademisë, por edhe trajnerin që ma dha këtë mundësi. Ky është vetëm fillimi. Tani varet nga unë ta tregoj veten dhe të përmirësohem, por jam i lumtur”.

“Natyrisht, të gjithë e ëndërrojnë këtë moment. Është një ëndërr për të gjithë ta përfaqësojnë klubin më të madh në botë. Për fat të mirë, unë e pata këtë mundësi sot dhe jam shumë i lumtur për këtë arsye”.

“Të gjithë më thanë para ndeshjes, por edhe pas pjesës së parë, se duhej të bëhesha gati dhe unë e bëra këtë. Të gjithë më thanë: “Hajde Teden, ky është momenti yt tani””. /Gazeta Express/