Debutoi sot me Milanin, Ardon Jashari vjen me një postim për ngjyrat Kuq e Zi - Gazeta Express
string(76) "debutoi-sot-me-milanin-ardon-jashari-vjen-me-nje-postim-per-ngjyrat-kuq-e-zi"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 20:04

Debutoi sot me Milanin, Ardon Jashari vjen me një postim për ngjyrat Kuq e Zi

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 20:04

Ardon Jashari shënoi sot debutimin e tij me fanellën e Milanit në ndeshjen miqësore kundër Leeds United, e cila u mbyll me barazim 1:1.

Jashari e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 61 minuta, duke dhënë një paraqitje solide në mesfushë dhe duke treguar potencialin e tij që në këtë paraqitje të parë me klubin kuqezi.

E pas ndeshjes, nuk vonoi shumë dhe reagoi vet Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“I nderuar të vesh këto ngjyra për herë të parë”, shkroi Jashari