Dëbimi i diplomatëve, Moska paralajmëron hakmarrje - Gazeta Express
string(49) "debimi-i-diplomateve-moska-paralajmeron-hakmarrje"

Dëbimi i diplomatëve, Moska paralajmëron hakmarrje

Lajme

Gazeta Express

18/04/2021 23:43

Nën dyshimin e përfshirjes në shpërthimin e një depoje municionesh në 2014, Republika Çeke dëboi 18 punonjës të ambasadës ruse.

Autoritetet vendase thanë se hetimet i lidhnin shërbimet ruse të zbulimit me shpërthimin, i cili la pas dy të vrarë. Kryeministri çek, Andrej Babish, u tregua i prerë: 18 diplomatëve, të cilët u identifikuan se kishin punuar për shërbimet ruse të inteligjencës, i dhanë 48 orë afat për t’u larguar.

Lexo Edhe:

Por Moska reagoi ashpër ndaj këtij vendimi.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se “Praga është e vetëdijshme se çfarë vjen pas lojërave të tilla”.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, citoi Vladimir Dzhabarovin, nënkryetar i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë të parlamentit rus të pohonte se pretendimet e palës ceke janë absurde dhe përgjigja e Rusisë, ka për të qenë  proporcionale.

Dëbimet dhe akuzat çeke kanë shkaktuar mosmarrëveshjen më të madhe me Rusinë që nga fundi i sundimit komunist në vitin 1989, kur Praga ishte nën dominimin e Moskës. Incidenti i fundit vjen në mesin e shqetësimeve që ka ngjallur në perëndim grumbullimi masiv i trupave të Moskës në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe në Krime.