“Debati për Messi duhet të ndalet” - Gazeta Express
string(32) "debati-per-messi-duhet-te-ndalet"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 22:19

“Debati për Messi duhet të ndalet”

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 22:19

Trajneri i skuadrës nga Camp Nou beson se komentet pa pushim edhe nga zyrtarë të klubit për të ardhmen e argjentinasit, janë një shpërqendrim dhe nuk ndihmon

Ronald Koeman i ka thënë disa fytyrave të Barcelonës që të ndalojnë së bëri deklarata publike për të ardhmen e Lionel Messi.

Lexo Edhe:

Trajneri i bëri këto komente pasi që ushtruesi i detyrës së presidentit, Carlos Tusquets tha këtë javë që klubi është dashur ta shes Messi në fund të sezonit të kaluar.

Kandidatët për presidencën e Barcelonës po ashtu kanë bërë deklarata të gjatë për të ardhmen e argjentinasit por Koeman beson se kjo nuk ndihmon dhe nxit spekulime.

“Ne e dimë situatën me Leon”, tha Koeman. “Nëse ka diçka dikush për të thënë, është vet Leo, komentet nga jashtë nuk me interesojnë mua”.

“Nëse ne bëjmë komente edhe nga vet klubi i jonë kjo nuk ndihmon për të pasur një paqe në mendje në punën tonë. Ne nuk mund të kontrollojmë komentet nga jashtë, nga brenda është ndryshe”. /GazetaExpress/