Debati në "Përputhen" degradon në përplasje fizike, konkurrentja: Do t'ju shkatërroj jetën - Gazeta Express
string(85) "debati-ne-perputhen-degradon-ne-perplasje-fizike-konkurrentja-do-tju-shkaterroj-jeten"

Rozë

Gazeta Express

22/03/2023 20:55

Debati në “Përputhen” degradon në përplasje fizike, konkurrentja: Do t’ju shkatërroj jetën

Rozë

Gazeta Express

22/03/2023 20:55

Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në emisionin “Përputhen”.

Video e konfrontimit fizik po qarkullon në rrjet ndërsa një nga konkurrentet, Grisela futet ne mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës.

Lexo Edhe:

‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela.

Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thyej gishtat’.

Një situatë e tillë është e përsëritur në emisionin ‘Për’Puthen’, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Madje edhe produksioni i publikon këto skena dhune ndonëse është me regjistrim. Në dhjetor të një viti më parë, një tjetër skenë dhune u transmetua në ‘Për’puthen’, ku debati mes dy vajzave degradoi në dhunë.

View this post on Instagram

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)