Debati mbi Kopshtin Botanik, Mazniku justifikon mosekzistencën e projektit


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 22:19

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku thotë se Bashkia ende nuk ka një projekt për Kopshtin Botanik pasi ata kanë në plan që ta bëjnë së bashku me pedagogët dhe profesorët e Fakultetit të Natyrës, ë cilët sot dolën në protesta pikërisht për këtë fakt.

Në një lidhje direkte me emsionin Real Story, Mazniku e shpjegoi kështu:

“Parku Rina do të jetë shumë herë më i bukur seç ka qenë. Projektin për Botanikun do ta bëjmë së bashku me Fakultetin e  Shkencave të Natyrës. Ne do të bëjmë pjesën e krahut ata do ta bëjnë pjesën e mendjes. Duhet të ruajmë edhe kërkimin shkencor, por edhe aksesin e qytetarëve. Nuk mund të bëjmë një projekt pa ndihmën e fakultetit”

Kujtojmë se qeveria përmes një VKM-je ia ka dhënë në pronësi kopshtin botanik Bashkisë së Tiranës, një akt që nuk është pranuar nga Universiteti i Shkencave të Natyrës (kopshti eshte prone e Universitet te Tiranes), e cila aktualisht është në gjyq me Bashkinë mbi këtë çështje.

Mbi këtë çështje lexoni edhe analizën: “Do e bëjmë shumë bukur!” Si po e “rrëmben” Erion Veliaj Kopshtin Botanik.

EXPRESS

Te fundit


Kthehu lart