De Rossi: Së shpejti do të vendosi për të ardhmen


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:56

De Rossi ka bërë të ditur se së shpejti do të zbulojë klubin e ri, pasi konfirmoi largimin nga Roma.

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi thotë se shumë shpejt do të ketë lajme për klubin e tij të re, derisa shprehet se ende është i trishtuar për largimin e tij nga romakët.

“Unë duhet ta di se ku po shkoj dhe më pas do të shohim nëse do t’iu them shumë apo pak”, deklaroi mesfushori italian.

“Unë ende jam paksa i trishtuar për largimin tim. Futbolli është puna jonë, ka njerëz që luajnë futboll dhe njerëz që marrin vendime”, shtoi ai.

New York City, Boca Juniors, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë lidhur me transferimin e 35-vjeçarit.

De Rossi ka bërë 615 paraqitje me Romën dhe ka shënuar 63 gola.

Te fundit


Kthehu lart