De Ligt udhëton drejt Torinos, për ta kompletuar kalimin në Juventus


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:17

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do të udhëtojë sot drejt Torinos sot për ta kompletuar kalimin në Juventus.

Raportohet se kampioni italian do t’i paguajë 75 milionë euro për mbrojtësin 19-vjeçar, i cili e udhëhoqi Ajaxin drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi holandez thuhej se do të kalonte në Barcelona apo Paris Saint-Germain.

Megjithatë, ai pritet të mbërrijë sot në Itali për t’i kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratë me Juventusin.

De Ligt i ka shënuar tetë gola në 77 paraqitje për klubin nga Amsterdami, të cilit i ishte bashkuar si nëntë vjeç.

Ai u bë kapiteni më i ri në moshë në mars të vitit 2018. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart