De Ligt te Juventusi, punë e kryer!


Gazeta Express
12 Korrik 2019 18:59

De Ligt pritet së shpejti të zyrtarizohet te Juventusi. Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Po i vjen fundi edhe telenovelës Matthijs de Ligt. Sipas “De Telegraaf”, Ajaxi ka pranuar ofertën e Juventusit për mbrojtësin holandez, transmeton Gazeta Express.

Gazeta raporton se De Ligt nuk është duke udhëtuar në Austri me skuadrën e Ajaxit dhe Juventusi më në është pajtuar me kërkesat e klubit holandez, duke ofruar 70 milionë euro, pa bonuse.

Juve ofroi fillimisht 50 milionë euro, por drejtori sportiv, Marc Overmars, bëri presion te agjenti i De Ligt, Mino Raiola, babai i lojtarit dhe konsulenti Barry Hulshoff, duke e bindur “Zonjën e Vjetër” për të paguar shifrën e kërkuar nga Ajaxi.

Derisa lojtari, ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juventusin. Këtë e ka konfirmuar ditë më parë edhe Raiola.

Raportohet se De Ligt do të fitojë 9 milionë euro në sezon te Juventusi, plus bonuse. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart