De Ligt: E trishtueshme sesi Man United s’më bleu sepse babai im ishte shumë i shëndoshë


Gazeta Express
22 Korrik 2019 14:57

Pas sagës që zgjati me muaj, Matthijs de Ligt më në fund e kompletoi kalimin te skuadra e tij e re, Juventusi. Megjithatë, mbrojtësi holandez ka mbetur i tronditur dhe trishtuar nga lajmet se Manchester Unitedi kishte hequr dorë nga ai sepse babai i tij ishte shumë i shëndoshë.

De Ligt reagoi ndaj pohimeve se Unitedi e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta blerë atë nga Ajaxi më 2018, për shkak të shqetësimeve rreth peshës së tij, transmeton Gazeta Express.

“Papritmas, edhe babai im ishte shumë i shëndoshë, prandaj edhe një klub nuk ka dashur të më blej mua sepse kishte menduar se unë e kisha prirje për t’u shëndoshur”, tha De Ligt.

“Çdo ditë kishte diçka të re. Të bën të reagon”, shtoi ai.

U përfol se edhe Paris Saint-Germain e donte vërtet 19-vjeçarin, por ky i fundit e hodhi poshtë çdo spekulim se ka mundur t’i bashkohej kampionit francez.

“Paraja kurrë nuk ka qenë më rëndësi për mua kur kam marrë vendime. Ata që më njohin e dinë se paraja nuk mund të më shtyj mua nga një vend në tjetrin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart