De Jong, për transferimin e mundshëm të De Ligt në Barça: “Është ai që duhet të zgjedhë, unë s’do të ndërhyjë”


Gazeta Express
20 Prill 2019 9:25

Ditë më parë tha se do të dëshironte që De Ligt ta ndjekë rrugën e tij dhe të transferohet në Camp Nou, por De Jong insiston se s’do të përzihet në këtë punë, do ta lërë vet 19-vjeçarin të vendosë për të ardhmen. Është vetëm 19-vjeçar, por ai tashmë numëron 110 paraqitje në futbollin profesionist, 125 duke ia shtuar edhe ato me Kombëtaren e Holandës. Në total, ka shënuar 12 gola në karrierë.

Frenkie de Jong, mesfushori i Ajaxit, që do të veshë fanellën e Barcelonës nga 1 korriku i ardhshëm, ka folur për transferimin e mundshëm te katalanasit të shokut të tij të skuadrës dhe kombëtares, Matthijs de Ligt, raporton Gazeta Express.

Mbrojtësi 19-vjeçar pëlqehet prej kohësh nga shumë skuadra, por spanjollët duket se janë në “pole position”.

“De Ligt me mua te Barcelona? Nuk më takon mua të flas”, ka thënë De Jong.

“Është ai që duhet të zgjedhë dhe unë nuk do të ndërhyjë në vendimin që ai do të marrë”.

Real Madrid, Manchester City, PSG, Bayern Munich, Juventus – janë këto disa nga skuadrat e shumta që duan kapitenin e Ajaxit që premton shumë në të ardhmen.

Është vetëm 19-vjeçar, por tashmë ka bërë 110 paraqitje me Ajaxin në futbollin profesionist, dhe ka shënuar 11 gola. Në Barcelonë e shohin si njeriun ideal për të zëvendësuar Gerrard Piquen që brenda dy viteve, mund t’i varë atletet. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart