De Jong e merr numrin e Alena, ky i fundit të Messit


Gazeta Express
16 Korrik 2019 11:23

Nuk ka më dyshime rreth numrit të cilin do ta bartë Frenkie de Jong në Barcelonë, pasi ai do ta mbajë në shpinë numrin e tij të parapëlqyer, 21, sepse Carles Alrena u pajtua t’ia dorëzojë atë blerjes së re të klubit.

Ndërsa, Alena do ta bartë fanellën me numrin 19, i cili u lirua pas largimit të Kevin-Prince Boateng, transmeton Gazeta Express.

Të dielën, u konfirmuar se Antoine Griezmann do ta bartë fanellën me numrin 17, ndërsa blerja tjetër, Neto, atë me numrin 13.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dhe Antoine Griezmann duke pozuar me fanellën e francezit

Numrat 21 dhe 19 në Barcelonë.

Që prej sezonit 1995/96 kur u bë zakon të vendosen emrat në fanella, tetë futbollistë e kanë bartur fanellën me numrin 21 ndërsa 13 atë me numrin 19 në Barçë.

De Jong i bashkohet listës së 21-vae të cilët kanë pasur sukses të përzier në Camp Nou, por emrin që veçohet është ai i Luis Enriques. Ndërsa lojatrët e tjerë që kanë bartur këtë numër janë:  Robert Prosinecki, Luis Enrique, Lilian Thuram, Aleksandr Hleb, Dmytro Chygrynskiy, Adriano Correia, Andre Gomes dhe natyrisht Alena.

Sa i përket numrit 19, ku numër është sinonim me Lionel Messin, kur argjentinasi shpërtheu për t’u bërë superyll botëror. Lojtarët e tjerë që e kanë bartur këtë numër: Lluis Carreras, Juan Antonio Pizzi, Patrick Kluivert, Dani Garcia, Fernando Navarro, Messi, Maxwell, Martin Montoya, Ibrahim Afellay, Sandro Ramirez, Lucas Digne, Munir El Haddadi dhe Boateng. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart