De Jong: Do të më pëlqente të luaj me Neymarin


Gazeta Express
20 Korrik 2019 15:29

Frenkie de Jongut do t’i pëlqente mundësia të punojë bashkë me Neymarin në Barcelonë, ndërsa veçse është i emocionuar që sezonin e ardhshëm do të mundë të bashkëpunojë me Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin.

Mesfushori holandez kishte arritur marrëveshje me Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo mbeti në skuadrën e Ajaxit deri në fund të sezonit 2018/19, transmeton Gazeta Express.

Ai tani i është bashkuar një skuadre me plot yje dhe ai pritet ta bëjë skuadrën e kampionëve të La Ligës edhe më të fuqishme për shkak të aftësisë së tij dhe kreativitetit në fushën e lojës.

Barcelona është gjithashtu duke punuar për ta përmirësuar edhe më shumë skuadrën në repartin e sulmit, që tashmë përfshin pesë-herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Antoine Griezmannin.

Mediat botërore raportojnë se Barcelonës mund t’i bashkohet Neymari, i cili është i pakënaqur në Paris Saint-Germain, ku u transferua për 222 milionë euro nga Barcelonës para dy vjetëve. Ai nuk ishte as sot në skuadrën e ftuar për ndeshjen e radhës parasezonale të kampionit francez.

“Natyrisht se do të më pëlqente të luaja me Neymarin. Mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk varet nga unë të vendos nëse ai do të vijë në Barcelonë apo jo”, ka thënë De Jongu për të përditshmen spanjolle, Sport.

27-vjeçari raportohet se tani e do kthimin në “Camp Nou”, por edhe Real Madridi e Juventusi janë përfolur si destinacione të tjera të mundshme për brazilianin gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Këto spekulime u nxitën edhe më shumë kur Neymari mundoi në skuadrën e PSG-së në fillim të përgatitjeve parasezonale. Klubi tha se do ta ndëshkojë Neymarin për këtë gjë, përkundër që babai i lojtarit tha se Neymari kishte marrë leje paraprakisht që ta shtynte pushimin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka thënë se Neymarit i lejohet largimi nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës, edhe pse ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur oferta të mirë, përkundër bisedimeve sipërfaqësore me Barcelonën. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart