Davies, pas lëvdatave për shpejtësinë: S’isha i pozicionuar mirë, u desh të vrapoja aq shpejt - Gazeta Express
string(89) "davies-pas-levdatave-per-shpejtesine-sisha-i-pozicionuar-mire-u-desh-te-vrapoja-aq-shpejt"

Gazeta Express

27/05/2020 11:42

Davies, pas lëvdatave për shpejtësinë: S’isha i pozicionuar mirë, u desh të vrapoja aq shpejt

Gazeta Express

27/05/2020 11:42

Ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies, e ka pranuar se vrapimet e tij të shpejta arrijnë ta nxjerrin atë nga situatat e vështira gjatë ndeshjeve, kur nuk është në vendin e tij, si reagim ndaj lëvdata që mori për shpejtësinë që tregoi gjatë derbit të së martës – deri në 35.3 km/h.

Goli i bukur i Joshua Kimmichit gjatë pjesës së parë të ndeshjes ia siguroi kampionit në fuqi të Gjermanisë një fitore me rezultat 1:0 në derbin Der Klassiker pa tifozë kundër Borussia Dortmundit, në Signal Iduna Park të martën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti bavarez tani është në krye të tabelës së Bundesligës me shtatë pikë epërsi ndaj Dortmundit, që radhitet në pozitën e dytë. Pasi që deri në fund kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje, Bayerni po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës.

E përderisa edhe supergoli i Kimmichut u vlerësua mjaft shumë në rrjete sociale, ishte vrapimi i Davies ai që mori më së shumti vëmendje. 19-vjeçari ishte detyruar ta shfrytëzonte shpejtësinë e tij për ta ndalur Haalandin të mos shënojë, gjatë këtij derbi në Signal Iduna Park.

Ai arriti shpejtësinë prej 35.5 km/h përderisa po e ndiqte nga pas yllin norvegjez të Borussia Dortmundit. Ky vrapim është njëri ndër top dhjetë vrapimet më të shpejta të regjistruara ndonjëherë në Bundesligë.

Davies e pranoi pas ndeshjes se arsyeja pse ai ishte detyruar të vraponte aq shpejt ishte sepse s’kishte qenë në vendin e tij në atë aksion.

“Natyrisht, si lojtar i ri, mua shpeshherë më zë kundërshtari jashtë pozitës time, por jam i lumtur që e posedoj këtë shpejtësi”, ka thënë Davies, në një intervistë të dhënë për Bundesligën.

“Ky është  një faktor i rëndësishëm në lojën time, që unë e përdor shumë mirë. Por, mendoj se me kalimin e viteve do të mësoj më shumë për pozitën time, do të pozicionohen më mirë, kështu që nuk do të duhet të vrapoj sa më shpejt që të mundem për t’i zënë lojtarët”. /Gazeta Express/