Daut Haradinaj sot në orën 18:00 takon banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit - Gazeta Express
string(89) "daut-haradinaj-sot-ne-ora-1800-takon-banoret-e-kodres-se-trimave-kolovices-dhe-bardhoshit"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 12:44

Daut Haradinaj sot në orën 18:00 takon banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 12:44

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka njoftuar se krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti-covid dhe në përgjigje të interesimit të madh të qytetarëve sot me fillim në ora 18:00 do t’i takojë banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit.

Ky takim do të mbahet në ambientet e Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, tek Sheshi 21.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Sot takojmë banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës, dhe Bardhoshit, bashkë me kandidatët për asamble komunale: Valbona Vitija Ajeti, Visar Dili, Naim Rrustemi, Orges Arifi, Arbnora Ajeti, Valbona Ymeri Mehmeti, Muhamet Ahmeti, Dibran Fylli, Adelina Gashi, Xhavit Ahmeti, Ilmi Canolli, Gani Zeqiri dhe Ajla Krasniqi.

Shihemi tek zyret e shtabit zgjedhor tek Sheshi 21.

#eparaPrishtina

#punamarë