Daut Haradinaj me plan konkret për Pallatin e Rinisë: Do të rivitalizohet në tërësi sipas modelit publiko - privat - Gazeta Express
string(111) "daut-haradinaj-me-plan-konkret-per-pallatin-e-rinise-do-te-rivitalizohet-ne-teresi-sipas-modelit-publiko-privat"

Daut Haradinaj me plan konkret për Pallatin e Rinisë: Do të rivitalizohet në tërësi sipas modelit publiko – privat

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 21:50

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, në përballje me kundërkandidatët e tij u shpreh se Pallati i Rinisë do të rivitalizohet në tërësi, i financuar sipas modelit të Partneritetit Publiko-Privat, me qëllim të gërshetimit të aktiviteteve sportive, kulturore, argëtuese dhe komerciale.

Sipas Haradinajt, koncepti ideor përfshin ndërtimin e platformës lidhëse nga Hoteli Grand duke inkorporuar hapësirë për shëtitore dhe duke mundësuar qarkullimin në këmbë të qytetarëve nga Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Sipas Haradinajt, hapësira e kompleksit të ardhshëm do të përfshijë: Ndërtimin e Pishinës së mbyllur Olimpike, Qendrën Kulturore-Argëtuese dhe Qendrën Komerciale Vlen të theksohet se planprogrami i Haradinajt është vlerëzuar pozitivisht nga shumë opinionistë të vendit.

Artikull i Sponzorizuar