Data e zgjedhjeve mobilizon të "djathtët", s'dhanë detaje, por Abdixhiku i bindur për 'lajme të mira' pas darkës e kafes me Osmanin - Gazeta Express
string(124) "data-e-zgjedhjeve-mobilizon-te-djathtet-sdhane-detaje-por-abdixhiku-i-bindur-per-lajme-te-mira-pas-darkes-e-kafes-me-osmanin"

Ballina

Gazeta Express

01/05/2026 13:47

Data e zgjedhjeve mobilizon të “djathtët”, s’dhanë detaje, por Abdixhiku i bindur për ‘lajme të mira’ pas darkës e kafes me Osmanin

Ballina

Gazeta Express

01/05/2026 13:47

Caktimi i datës 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja ka përshpejtuar lëvizjet përgatitore të partive politike. Ajo që ishte përfolur për një bashkim të ish-presidentes, Vjosa Osmani, me Lidhjen Demokratike të Kosovës dje është konkretizuar me një takim të ish-presidentes me kreun e LDK-së.

Në një restorant në periferi të Prishtinës, dikur bashkëpartiakët, Osmani e Abdixhiku, mbrëmjen e së enjtes kanë darkuar bashkë dhe kanë diskutuar për modalitetin e bashkëpunimit mes vete.

Kreu i LDK’së është shprehur optimist për lajme shumë të mira pasi ka dalë nga darka me Osmanin.

“Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira. Është pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira.Ishte një darkë miqësore mes miqsh dhe më lejoni edhe njëherë të them se do të vijmë me lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku.

Osmani ka qenë më e shkurtër në deklaratë për takimin me Abdixhikun, duke thënë se ishte një kafe mes miqsh.

Pritet të shihet se cila do të jetë marrëveshja konkrete në mes të Abdixhikut dhe Osmanit në prag të zgjedhjeve të reja. Është përfolur në media një marrëveshje ku Osmani do t’i prijë listës së LDK’së derisa Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër, megjithatë ende s’është zyrtarizuar.

Ky afrim i Osmanit me shtëpinë e saj të vjetër vjen pas prishjes me Albin Kurtin si rezultat i refuzimit të këtij të fundit për t’ia dhënë edhe një mandat të dytë si presidente. Kurti dhe LVV s’e kanë propozuar Osmanin për presidente, ndërkohë kanë refuzuar që t’ia japin LDK’së 66 vota nëse do ta propozonin Osmanin.

Kurti ka thënë se LVV vetëm mund t’ia shtojë LDK’së nënshkrimet e munguara për ta kandiduar Osmanin si kundërkandidate me Feride Rushitin.

Dështimi për të arritur një marrëveshje për president ka bërë që Kuvendi i Kosovës të shpërndahet automatikisht si rezultat i vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement