Dashurohet Haaland – e dashura e tij futbolliste - Gazeta Express
string(46) "dashurohet-haaland-e-dashura-e-tij-futbolliste"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2022 15:48

Me i fundit

Dashurohet Haaland – e dashura e tij futbolliste

Futboll

Gazeta Express

24/11/2022 15:48

Erling Haaland është fotografuar në Marbella me Isabel Haugseng Johansen me të cilën besohet se ai është në lidhje

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është në lidhje me futbollisten 18 vjeçare, Isabel Haugseng Johansen, e cila luan për klubin e njëjtë të superyllit norvegjez dhe është nga Belgjika, shkruan The Sun, transmeton GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Siç citojnë burimet e Scarlet Howes për tabloidin britanik, Haaland ka rënë në dashuri me futbollisten e re.

Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen, janë fotografuar së fundmi së bashku në Marbella dhe janë në lidhje që disa muaj tashmë, sipas disa shokëve të tyre.

“Duket se lidhja është serioze, Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për ta parë Erling dhe tani ajo është bashkë më të në Marbella”, tha një mik i ngushtë i Haaland për The Sun.

Pak muaj më parë, Erling Haaland tha se topat që shënon duhet ti marrë në shtëpi të tij për të shënuar het=trik me “të dashurat e tij” dhe bëri humor duke thënë se “ai flen me pesë topa që i ka nga het-trikat e shënuar. “Shtrihem në krevat dhe jam i lumtur me ta”, tha ai duke bërë humor. /GazetaExpres/