Kurti në Londër kërkon njohjen nga Serbia, s’heq dorë nga reciprociteti - Gazeta Express
string(69) "kurti-ne-londer-kerkon-njohjen-nga-serbia-sheq-dore-nga-reciprociteti"

Gazeta Express

25/02/2020 9:17

Kurti në Londër kërkon njohjen nga Serbia, s’heq dorë nga reciprociteti

Gazeta Express

25/02/2020 9:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, janë ballafaquar për herë të parë gjatë ditës së djeshme në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe për Zhvillim (BERZH), të mbajtur në Londër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga homologia e tij serbe Ana Bërnabiq njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërkohë derisa Bërnabiq ka bërë thirrje që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, Kurti në Samitin e Londrës ka pohuar sërish se Qeveria do ta vendosë masën e reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind.

Lexo Edhe:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, janë ballafaquar për herë të parë gjatë ditës së djeshme në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe për Zhvillim (BERZH), të mbajtur në Londër.

Gjatë fjalimeve dhe diskutimeve që kanë pasur Kurti e Bërnabiq nuk u kanë shpëtuar përplasjeve. Derisa kryeministrja e Serbisë ka kërkuar heqjen e taksës, Kurti ka ritheksuar se Qeveria do ta zëvendësojë tarifën me masën e reciprocitetit.

Pos kësaj, shefi i Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar Ana Bërnabiqit që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ndërkohë, kësaj nikoqirët e Samitit u kujdesën që ulëset e Kurtit dhe Bërnabiqit të caktoheshin afër njëra-tjetrës. Dy kryeministrat u panë afër njëri-tjetrit edhe në disa fotografi të publikuara nga kryesues të BERZH-it.

Por në një fotografi tjetër të bërë publike nga vetë Ana Bërnabiq shihet që kryeministrja serbe e ka larguar nga kuadri Kurtin. Sidoqoftë, meqë Samiti i Londrës ka për qëllim investimet për Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kurti ka kërkuar dje investime nga BERZH-i dhe bashkëpunim të saj me qeverinë e re të Kosovës. Kurse Bërnabiq ka konsideruar se bashkëpunimi rajonal mbetet prioritet dhe faktor kyq për zhvillimin ekonomik.

BERZH-i: Bota do që Ballkani Perëndimor të ketë sukses

Në Samitin e djeshëm, të mbajtur në Londër, morën pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH-i bëri të ditur se gjatë këtij viti planifikon t’i investojë një miliard euro për këtë rajon.

Derisa foli rreth këtij organizimi kryetari i BERZH-it, Suma Chakrabarti, tha se është krenar për organizimin e samitit të IV për investime në Ballkan. “E gjithë bota dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë sukses. Shumë krenarë që e kemi pritur atë që është tani Samiti ynë i IV i Investimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Ndërkohë gjersa ka bërë të ditura temat që janë ngritur nga kryeministri i Kosovës dhe kryeministrja e Serbisë në kuadër të Samitit të Londrës, Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka thënë se Kurti ndër të tjera ka përmendur edhe çështjen e reciprocitetit dhe njohjen e Kosovës nga Serbia. “Diskutim fasionues gjatë Samitit të BERZH-it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pajtuar dhe ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar Rigtering.

Taksa dhe reciprociteti përplasin Kurtin dhe Bërnabiqin

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës që ta largojë tarifën 100 për qind, e cila para më shumë se një viti ishte vendosur ndaj mallrave serbe. “Vendosja e taksës është e keqe për rajonin. Kjo është arsyeja pse, edhe një herë, unë po kërkoj nga zoti Kurti që të mendojë për tarifat. Duhet të jemi praktikë nëse duam ta rrisim tregtinë dhe të tërheqim investime, sepse qytetarët e presin këtë gjë nga ne”, citohet të ketë thënë Bërnabiq sipas mediave serbe, gjatë fjalimit të saj në Samitin e Londrës.

E teksa i është kundërpërgjigjur Bërnabiqit, Kurti ka ritheksuar se taksa do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit. “Ne duam që tarifën ta zëvendësojmë me masën e reciprocitetit dhe kjo nuk duhet të konsiderohet si hakmarrje, por ne jemi duke u ndjerë të diskriminuar dhe kërkojmë të jemi të barabartë”, ka potencuar Kurti.

Kërkesat e Kurtit për investime nga BERZH-i

Në Samitin e organizuar nga BERZH-i për investime në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosovës i duhen investime në fusha të ndryshme, në mënyrë që të ecë tutje drejt përmbushjes së objektivave. Kurti po ashtu i ka kërkuar BERZH-it bashkëpunim edhe për rritjen ekonomike të Kosovës.

“Ne do të fokusohemi në sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin. Po ashtu edhe në sigurimin e investimeve. Në anën tjetër është edhe sektori i punësimit me arsimim kualitativ. Neve na duhet edhe infrastrukturë më e mirë, sidomos ajo hekurudhore dhe rrugë të tjera ndër rajonale, në mënyrë që të kemi lidhje më të mirë brenda shtetit tonë dhe me fqinjët tanë”, ka thënë Kurti.

Rinia e Kosovës, siç ai është shprehur ka aftësi të mëdha në fushën e teknologjisë, por për të përparuar në këtë drejtim Kurti ka kërkuar të ketë investime. “Rinia jonë ka aftësi teknologjike të jashtëzakonshme, por neve na duhen investime. BERZH-i është më i miri që mund ta kemi”, ka shtuar shefi i Qeverisë së Kosovës.

Ndaj Kurti ka thënë se Qeveria e drejtuar nga ai do që të bashkëpunojë me BERZH-in. “Ne si qeveri e re duam që të bashkëpunojmë me BERZH-in, me planin tonë qeverisës dhe frymës së tyre të mirë dhe investimeve të duhura edhe më shumë se në të kaluarën”, ka shtuar Kurti.

Kurti po ashtu ka përmendur edhe planin e Mini-Marshallit, rreth të cilin nuk ka folur për të parën herë dje.

“75 vjet më parë Evropa Perëndimore e kishte Amerikën dhe Marshall planin e saj. Ne kemi BE-në. Dhe çfarë mendojmë që ne do të bënim më mirë, është se ne mendojmë Evropa mund të bëjë më shumë. Diçka që po vjen nga Evropa për Ballkanin Perëndimor dhe që ne e vlerësojmë shumë është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kurse kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se bashkëpunimi rajonal mbetet një prej prioriteteve të Serbisë. “Për Serbinë kohezioni dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritete dhe faktor kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik, si dhe për perspektivën ekonomike”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij në Samitin e djeshëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se ekziston vetëm një autostradë e cila duhet të ndërtohet bashkë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ajo sipas Ramës është autostrada mes këtij rajoni dhe Bashkimit Evropian.

“Ka vetëm një autostradë që na duhet të ndërtojmë së bashku dhe ajo është autostrada Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë”, ka deklaruar Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e BERZH-it mbi investimet 2020 në Ballkanin Perëndimor.

Rama gjatë fjalimit të tij nuk ka lënë pa përmendur as çështjen e Shengenit Ballkanit, me ç’rast ka konsideruar se nga ai kontribuojnë edhe popujt e vendeve të këtij rajoni