DASH bën grafikë, liston edhe Kosovën e Serbinë: Presidenti Trump - President i Paqes, 7 luftëra i ndali për 7 muaj - Gazeta Express
string(110) "dash-ben-grafike-liston-edhe-kosoven-e-serbine-presidenti-trump-president-i-paqes-7-luftera-i-ndali-per-7-muaj"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 22:21

DASH bën grafikë, liston edhe Kosovën e Serbinë: Presidenti Trump – President i Paqes, 7 luftëra i ndali për 7 muaj

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 22:21

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka bërë një postim në Facebook, të titulluar “Presidenti i Paqes” – referuar presidentit Donald Trump. Në postim, siç e ka përmendur shpesh edhe presidenti Trump, thuhet se për shtatë muaj në mesin e shteteve që Trump ndaloi luftën ishte edhe ajo Kosovë-Serbi.

Presidenti Trump, “Presidenti i Paqes”, ndaloi shtatë luftëra për shtatë muaj, shkruan Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

DASH liston shtetet:

Kolumbia-Tailandë, Kosovë-Serbi, Republika Demokratike e Kongos –Ruanda, Pakistan-India, Izrael-Iran, Egjipt-Etiopia, Armenia-Azerbajxhan.

Ndryshe, që nga fillimi i mandatit të tij, presidenti Trump po bën përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund edhe luftës Rusi-Ukrainë.

Ndryshe, Presidenti amerikan Donald Trump, ka folur sot për arritjet e tij në diplomaci në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se vetëm në shtatë muaj i ka “përfunduar shtatë luftëra të pafundme”, ku përmendi Kosovën e Serbinë.