“Dardanët” pas barazimit të Kosovës: Ia dolëm, e rëndësishme është se jemi në rrugën e duhur - Gazeta Express
string(88) "dardanet-pas-barazimit-te-kosoves-ia-dolem-e-rendesishme-eshte-se-jemi-ne-rrugen-e-duhur"

Sport

Gazeta Express

25/03/2023 21:46

“Dardanët” pas barazimit të Kosovës: Ia dolëm, e rëndësishme është se jemi në rrugën e duhur

Sport

Gazeta Express

25/03/2023 21:46

Kombëtarja e Kosovës e nisi me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

“Dardanët” këtë rezultat e kanë cilësuar të mirëseardhur, duke përmendur faktin se ndeshja e ardhshme mes këtyre dy kombëtareve do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

“Ia dolëm. Ia arritëm asaj që donim. Të mos mposhtemi në Izrael, përballë favoritit në letër për pozitën e dytë. Tashmë ne fitojmë atë epitet. Në “Fadil Vokrri” me një super-atmosferë, Izraeli edhe mund të mposhtet. Gjithsesi, paraprakisht duhet kryer punën me kombëtaret e tjera të grupit. Jemi në rrugën e duhur. Kjo është e rëndësishmja.

FORCA KOSOVË”, thuhet në postimin e “Dardanëve”. /Gazeta Express/