“Dardanët” mbështesin kryetarin Agim Ademi, kërkojnë nga politika të qëndrojë larg futbollit - Gazeta Express
string(89) "dardanet-mbeshtesin-kryetarin-agim-ademi-kerkojne-nga-politika-te-qendroje-larg-futbollit"

“Dardanët” mbështesin kryetarin Agim Ademi, kërkojnë nga politika të qëndrojë larg futbollit

Gazeta Express

06/12/2019 15:00

Tifozët e Kosovës “Dardanët” i kanë dalë në mbështetje udhëheqësisë aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës, që udhëhiqet nga kryetari Agim Ademi.

Lexo Edhe:

Tifozët e zëshëm, të cilët e përkrahin ekipin kombëtar kudo që ai luan, përmes një komunikate për media, kanë kërkuar nga politika që t’i mbajë duart larg sportit.

Sipas tyre, ky nuk është moment aspak i volitshëm për të pasur hallakama të tilla, duke e pasur parasysh se Përfaqësuesja e Kosovës e ka një mundësi të artë për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën për shtyp të “Dardanëve”:

“Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar:

që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual;

që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënien e FFK me UEFA;

që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.

Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen tonë eventuale në Euro2020.

Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës.

Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të përkrahim strukturat legale në FFK, andaj e përkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi.

Andrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni.

#unebiriytkosove #unebijajotekosove #andrravazhdon #DreamOnDardanians #Kosova #Dardanët”, kanë shkruar “Dardanët”. /Gazeta Express/