"Dardanët" grumbullohen në Durrës me plot mungesa - Gazeta Express
string(47) "dardanet-grumbullohen-ne-durres-me-plot-mungesa"

“Dardanët” grumbullohen në Durrës me plot mungesa

Gazeta Express

09/11/2020 14:31

Verdhekaltrit janë grumbulluar sot para tri ndeshjeve të nëntorit, miqësoren me Shqipërinë dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë. Trajneri Bernard Challandes do të jetë i hendikepuar me disa mungesa për ndeshjet e këtij muaji

Ekipi kombëtar i Kosovës është grumbulluar sot në Durrës para ndeshjeve të nëntorit.

Lexo Edhe:

“Dardanët” do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore vëllazërore me Kombëtaren shqiptare të mërkurën në Elbasan, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa më pas, më 15 nëntor do të luajnë me Slloveninë në udhëtim e më 18 të këtij muaji kundër Moldavisë.

Për këto ndeshje, trajneri Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në Milot Rashicën e Leart Paçaradën, të cilët nuk janë lejuar të vijnë nga klubet e tyre.

E në tri ndeshjet e nëntorit do të mungojnë edhe Florent Muslija, shkaku i lëndimit dhe Benjamin Kololli, i cili është i suspenduar me dy ndeshje.

Për miqësoren me Shqipërinë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca.

Mesfushori Berisha megjithatë do të jetë prezent për ndeshjet me sllovenët dhe moldavët.

Kurse, Voca u lëndua në fundjavë dhe mbetet në dyshim prezenca e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ekipi kombëtar i Kosovës do të stërvitet sonte nga ora 19:00 në resortin “Tropikal” në Durrës. /Gazeta Express/