“Dardanët” duan fitore, sonte ndeshja Kosova-Luksemburgu


Gazeta Express
14 Gusht 2019 19:40

Kosova sonte nga ora 20:30 do të përballet me Luksemburgun, ku duhet të shënojë fitore me tetë pikë dallim për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit

.Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” edhe një herë kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, siç i kanë përkrahur gjithmonë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Biletat do të dalin në shitje nga ora 12:00 tek NewBorn dhe kushtojnë 2 euro. Kosova sfidën e fundit e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.Misioni është i vështirë për basketbollistët e Kosovës, por jo i pamundur

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart