Dardan Molliqaj: Duhet të ketë bashkim kombëtar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/09/2019 0:34

Dardan Molliqaj: Duhet të ketë bashkim kombëtar

Lajme

Gazeta Express

23/09/2019 0:34

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se pas një pavarësie të plotë, populli i Kosovës ka të drejtën që të del në një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë.

“Unë besoj që Kosova në 50 parimet e riaktivizimit të Partisë Socialdemokrate, të cilat janë edhe publike e keni të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe të drejtën për bashkimin me Shqipërinë”.

“Ne besojmë që Kosova duhet ta ketë dhe ta gëzojë këtë të drejtë dhe kur vijmë te kjo pikë është përmes realizimit të plotë të Kosovës, subjektivizmit të fortë të Kosovës dhe kur të kalojmë te kjo pikë, ne do të lobojmë nëse shtrohet çështja në referendum, Kosova të votojë për një bashkim me Shqipërinë”.

“Qoftë kjo federatë apo konfederatë, por duhet të ketë një bashkim. Mendoj që është e vetmja rrugë, përtej dëshirës, interesave, historisë që të ketë një marrëdhënie të qëndrueshme mes fqinjëve në Ballkan”, ka thënë Molliqaj në një emeision në Klan Kosova.

“Pa u zgjidhur çështja e shqiptarëve në Ballkan nuk zgjidhen as problemet e tjera. Mendoj që këto janë të ndërlidhura dhe këtë e shoh si rrugë të stabilitetit apo zhvillimit ekonomik sesa një patriotizmi arkaik”.