Dardan Gashi flet për Express pas njoftimeve se ka kaluar në Nismë


Gazeta Express
19 Gusht 2019 12:04

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, pas lajmeve se ka dalë në partinë Nisma Social Demokrate të Fatmir Limajt ka folur për Gazetën Express. Gashi thotë se ka bashkëpunuar ngushtë me Limajn dhe do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen.

Sa u përket lajmeve që ka dalë në partinë Nisma e që i është ofruar pozita e nënkryetarit, në një përgjigje për Gazetën Express, zëvendëskryeministri e ministri Dardan Gashi e mohon një gjë të tillë.

“Unë kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Limaj dhe Nismën dhe besoj që do të bashkëpunojmë po aq ngushtë edhe në të ardhmen! Për detaje tjera do të ju informoj me kohë”, ka thënë Gashi.

Se nuk e ka braktisur ende Listën Rugova, të paktën jo zyrtarisht po e mohojnë edhe në partinë e Fatmir Limajt.

Në një përgjigje për Express, Endrit Shala, ministër i Tregtisë, thotë se ky nuk është lajm i vërtetë.

Zëvendëskryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ishte bartës i Listës Rugova të cilës ende nuk i dihet fati dhe statusi. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart