Daniel Craig në biseda për të luajtur rolin e një superheroi të Marvel - Gazeta Express
string(70) "daniel-craig-ne-biseda-per-te-luajtur-rolin-e-nje-superheroi-te-marvel"

Arte

Gazeta Express

25/09/2021 0:51

Daniel Craig në biseda për të luajtur rolin e një superheroi të Marvel

Arte

Gazeta Express

25/09/2021 0:51

Ylli i James Bond, Daniel Craig është në biseda me Marvel për një rol, pasi që njëherë kishte refuzuar një rol kryesor në Avenger, thonë burime të MCU

Në vetëm pak javë, Daniel Crag do të përkulet për rolin e tij të fundit si James Bond në “No Time To Die” pas 15 vitesh në këtë rol. Kur ai të dal në një tjetër film të Benoit Blan për të zbuluar misterin e një vrasje në Knives Out, aktori 53 vjeçar mund të jetë pjesë e MCU-së. Burime nga Marvel kanë thënë që Craig është në bisedime me një studio për të pasur një rol që ka të bëjë me universin.

Lexo Edhe:

Kjo nuk është hera e parë që Craig po kërkohet për filma të Marvel, pasi që më parë ishte marrë në konsideratë për rolin Thorit në vitin 2008.

Derisa ai promovonte filmin e tij të dytë në rolin e Bond, Quantum of Solace, ylli i 007 konfirmoi se atij i ishte ofruar një rol për një Avenger, por ai e kishte refuzuar.

Sipas Screen Rant, në atë kohë Craig mendoi se do të shpenzonte shumë energji për të luajtur edhe Bondin edhe Perëndinë e Vetëtimës.

Sidoqoftë, sipas burimeve të besuara të Giant Freakin Robot, 53 vjeçare nuk është në ndonjë projekt të veçantë të MCU-së, por ka një karakter të Marvel për të cilin po flitet tani., transmeton GazetaExpress.

“Ne kemi dëgjuar që studio është e hapur për disa mundësi. Derisa nuk jemi ne gjendje të mësojmë çdo opsion në tavolinë, ne kemi mësuar se ata janë duke biseduar për t’ia dhënë atij rolin e “Wonder man”, ka raportuar kjo media.

“Ky është një rol që Marvel janë duke punuar për ta përmbushur kohëve të fundit, kështu që ka kuptim nga ajo që kemi mësuar më parë”.

Wonger Man apo Simon Williams së pari ishte paraqitur në librat komik të Marvel më 1964.

Ai filloi rrugëtimin e tij si një keqbërës me energji jonike dhe lufton Avengerët disa herë para se të bëhet superhero i skuadrës së tyre.

Përveç fiziologjisë së tij jonike, Wonder Man përpos muskujve ka edhe fuqi të superheroit klasik.

Kjo përfshinë fluturimin, pavdekësinë, paprekshmërinë virtuale, fuqitë supernjerëzore, shpejtësinë, gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Plus vizion dhe degjim të përmirësuar, fuqi shëruese, ndryshim në madhësi dhe aftësi për teleportim.

Përveç Wonfer Man, media ka theksuar se disa fansa do të dëshironin ta shikonin Crag duke luajtur Magneton.

X-Men do të jenë pjesë e MCU pasi që Disney bleu aksionet e Disney në Fox, të cilët kanë të drejtat autoriale për mutantët e Marvel.

Edhe pse, me premierën në pritje të “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, ne nuk do të befasoheshim nëse Michael Fassbender apo Ian McKellen që do të shfaqeshin në inkarnimin e këtij roli.

Pavarësisht kësaj, Crag, pa dyshim, pritet të këtë shumë role në tavolinë pas rolit të James Bond në këtë film. /GazetaExpress/