Dane Taleski emërohet koordinator kombëtar për NATO


Gazeta Express
15 Maj 2019 9:20

Qeveria ka konfirmuar ndërprerjen e funksionit “koordinator kombëtar për NATO” për Stevo Pendarovskin, për shkak të zgjedhjes së tij presidentin i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas nenit 83 të Kushtetutës, presidenti i Republikës e ka të ndaluar të kryej ndonjë funksion tjetër, profesion apo post në ndonjë parti.

Qeveria në seancën e sotme gjithashtu ka miratuar vendimin për emërimin e Dane Taleski për koordinator të ri kombëtar për NATO. Taleski këtë funksion do ta mbart deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO. Taleski para se të emërohej për koordinator kombëtar ishte këshilltar për Politikë të Jashtme i kryeministrit  Zoran Zaev.

Te fundit


Kthehu lart