Dan Aykroyd konfirmon rolin në “Ghostbusters”


Gazeta Express
18 Shtator 2019 1:29

Dan Aykroyd ka vendosur zyrtarisht ta ripërsërisë rolin në franshizën e “Ghostbusters” për vazhdimin e ardhshëm të regjisorit Jason Reitman.

Thashethemet kishin qarkulluar se disa anëtarë të kastit origjinal ishin në bisedime për t’i përsëritur rolet e tyre në film, i cili planifikohet të shfaqet vitin e ardhshëm, ndërsa tani Aykroyd i ka gëzuar fansat duke e konfirmuar lajmin se ka vendosur ta kthejë personazhin e dashur Ray Stantz.

“Nuk po shfaqem më në filma aq shumë. E kemi filmin “Ghostbusters” në të cilin po punojmë tani dhe do të më duhet të luaj në të”, tha Aykroyd në një intervistë për podcastin The Joe Rogan Experience. “Djali i Ivan Reitman (regjisori origjinal i Ghostbusters), Jason, e ka shkruar një film të ri të quajtur ‘Ghostbusters’, filmi i tretë. Do të jenë të gjithë, shumica e njerëzve origjinalë dhe edhe yjet e rinj”.

Në vazhdimin e ardhshëm janë edhe Carrie Coon, ylli i “Captain Marvel”, Mckenna Grace, anëtari i kastit të “Stranger Things”, Finn Wolfhard dhe Paul Rudd, shkruan Koha.

Aykroyd dhe anëtarët e tjerë të kastit origjinal Sigourney Weaver, Bill Murray dhe Ernie Hudson të gjithë kishin cameo në rebootin e komedisë së Paul Feig në vitin 2016, ku luajtën Melissa McCarthy, Kristen Wiig, Kate McKinnon dhe Leslie Jones.

Te fundit


Kthehu lart