Dallku i kundërpërgjigjet Munishit që i përmendi rrogat - Gazeta Express
string(55) "dallku-i-kunderpergjigjet-munishit-qe-i-permendi-rrogat"

Gazeta Express

05/06/2020 20:53

Dallku i kundërpërgjigjet Munishit që i përmendi rrogat

Gazeta Express

05/06/2020 20:53

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili u lavdërua për fuqinë e klubit të tij, duke thënë se mënyra se si është menaxhuar klubi nga Suhareka duhet të merret shembull gjatë një seminari për klubet e tjera të Kosovës.

Përderisa sezonin e kaluar kishte arritur ta siguronte mbijetesën në Ipko Superligë, Ballkani këtë sezon ka befasuar shumë tifozë të futbollit përmes paraqitjeve dhe rezultateve që i ka siguruar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Djemtë e Munishit kanë arritur ta mbajnë pozitën e liderit të ligës për pjesën më të madhe të sezonit dhe e mbante kreun e tabelës edhe para se të ndërpritej sezoni, përkundër që dallimi mes top katër klubeve është vetëm për tre pikë.

“Ndoshta duhet të organizohet një seminar dhe të merret Ballkani si shembull edhe ta shohin këto klubet e tjera, të mos xhelozojnë, por ta shohin se si është punuar mirë, në mënyrë korrekte, dhe të marrin mësim se si të shkojnë përpara”, tha Munishi javën e kaluar në “Favorit”.

Munishi tha se sukseset e Ballkanit vijnë edhe shkaku i organizimit të mirë të klubit, duke e theksuar që Ballkanit i dallin gjithmonë rrogat e plota dhe me kohë, ndërsa e theksoi edhe punën që po bëhet në klub me të rinjtë.

Megjithatë, Dallku e cilësoi si të pandershme të theksohen problemet organizative dhe financiare të klubeve të tjera, përderisa shtoi se Prishtina nuk është larg Ballkanit, përkundër pretendimeve të Munishit.

“Unë merrem me ekipin tim e jo me tjetër sepse shihet qëështë një tendencë karshi ekipeve që kanë probleme financiare, apo edhe nga ana organizative. Mirëpo, mund t’ju them që ekipi i Prishtinës nuk është larg atyre që pretendon Munishi sepse jemi aty-aty, ka thënë Dallku në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“E thash më herët që nuk është e ndershme qëështë kërkuar gjatë gjithë kohës që të ndërpritet kampionati pasi që ne jemi aty afër. Mirëpo, unë i shoh punët e ekipit tim, i shoh punët e organizmit të klubit, që normalisht që asnjë klub nuk është në atë nivelin superior siç po pretendohet”.

“Të gjitha klubet kanë probleme të tilla, mirëpo ne jemi atyre për t’i rregulluar ato apo për t’i minimizuar. Kur e them këtë, e kam parasysh që brenda klubit Prishtina, nëse nuk është theksuar deri më sot, ne po punojmë shumë fuqishëm edhe me sektorin e të rinjve”.

“Gjatë kësaj kohe sa kam ardhur unë si trajner, u kemi dhënë shumë mundësi lojtarëve të rinj edhe që të stërviten, por edhe që të debutojnë. I kemi katër futbollistë nga shkolla e futbollit që veçse kanë debutuar me ekipin e parë. Priten shumë shpejt të debutojnë edhe disa të tjerë. Ne po punojmë edhe për të tashmen, por edhe për të ardhmen”. /Gazeta Express/