Dalje emergjente e Ministrisë së Mbrojtjes: Ftojmë qytetarët të qetësohen, përgjegjësit e lajmit të rremë do dënohen!


Gazeta Express
22 Shtator 2019 23:57

Ministria e Brendshme ka bërë një dalje emergjente në konferencë për shtyp në lidhje me një lajm të rremë që ka qarkulluar në disa portale dhe në rrjetin social, çka ka sjellë një panik të paparë ndonjëherë në Tiranë dhe Durrës.

Qindra qytetarë kanë braktisur banesat nga frika se një tërmet prej 6 ballësh do të godiste Shqipërinë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga sizmiologët dhe kreu i emergjencave civile, ka deklaruar se personat përgjegjës për krijimin dhe përhapjen e këtij lajmi të rremë do të mbajnë përgjegjësi penale

Xhaçka: Tërmeti nuk mund të parashikohet. Ëhstë një idiotësi për këdo që pretendon se mund të parashikojë ditën, orën apo edhe magnitudën. Kjo është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Lajmi i hapur është thjesht ideja perverse e një mendje të sëmurë. Kodi penal e dënon përhapjen e lajmëve apo njoftimeve të rreme me fjalë me shkrim apo çdo mënyrë tjetër… dhe ky është akt kriminal është i dënueshëm me burg.

Përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë ju siguroj./Express

Te fundit


Kthehu lart