Dalin të tjera detaje për vrasjen e Santiago Malkos! Si ruhej makina e tij dhe përfshirja e Blendi Tetës


Gazeta Express
16 Shtator 2019 12:19

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së ish- efektivit të policisë Santiago Malko, i ekzekutuar rreth një muaj më parë me breshëri kallashnikovi në Tiranë në zonën e Xhamllikut.

Ditën e djeshme policia mundi të arrestojë një 39 vjeçar që sipas hetuesve mund të jetë i implikuar në vrasjen e ish policit.

Blendi Teta

Fjala është për Blendi Tetën, i cili para se të ndodhte vrasja ka qenë duke darkuar me disa persona, që hetuesit dyshojnë se mund të jenë ata individët që kanë kryer ekzekutimin. Darka është konsumuar në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë dhe është në pronësi të shtetasve me inicialet L.D dhe E.D.

Hetuesit dyshojnë se janë ata personat që mund të kenë kryer vrasjen pasi këta të fundit duket se kanë ruajtur makinën me të cilën udhëtonte Malko. Vetë Blendi Teta është shprehur para prokurorëve se ai nuk ka gisht me ngjarjen por kur ka parë lajmet me t’u kthyer në shtëpi është frikësuar. Hetuesit mendojnë se Teta mund të jetë një ndër personat që ka patur pë detyrë të ruajë makinën e Malkos.

Kujtojmë se vetë Teta kur është pyetur mbi ngjarjen ka gënjyer fillimisht hetuesit duke u thënë se ishte thjesht një kalimtar i rastit.

Te fundit


Kthehu lart