Premierliga ka bërë të ditur se asnjë rezultat pozitiv për Covid-19 nuk ka dalë nga testet e fundit për koronavirus, të cilat u bënë në të gjithë ligën.
Në 1130 testet e bëra gjatë rundit të fundit të testimit për Covid-19, liga elitare e futbollit ka marrë lajmin e mirë se asnjë lojtar dhe asnjë anëtar i stafit të klubeve nuk ka rezultuar pozitiv, transmeton Gazeta Express.
“Premierliga mund ta konfirmojë sot se të enjten, më 28 maj, dhe të premten, më 29 maj, 1130 lojtarë dhe anëtarë të stafit të klubeve u testuan për Covid-19. Nga ato, zero teste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e ligës.
“Premierliga po i bën të ditura këto lajme me qëllim për të pasur transparencë dhe për integritet të garës. Megjithatë, asnjë detaj specifik i testeve të bëra nuk do të publikohet nga liga dhe rezultatet e testeve do të bëhen publike vetëm pasi të kenë ardhur të gjitha rezultatet e një rundi të testimeve”.
Rezultatet e këtyre testeve janë vlerësuar si inkurajuese për futbollin anglez, pasi që Premierliga tashmë e ka vendosur 17 qershorin si datën e rinisjen së kampionatit për sezonin 2019/20.
Më herët, ndihmëstrajneri i Burnleyt, Ian Woan, mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, dhe portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, ishte konfirmuar se janë në mesin e 12 personave që kanë testuar pozitivisht nga Premierliga.
Premierliga ka qenë e suspenduar që nga marsi shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, ndërsa tashmë klubet kanë filluar të stërviten në grupe. /Gazeta Express/
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...