Dalin para gjykatës dy shtetasit turq, të cilët Kosova ia dorëzoi Erdoganit


Gazeta Express
16 Shtator 2019 14:33

Sot në Turqi ka filluar gjykimi për dy nga personat që u arrestuan në Kosovë më 29 mars të vitit të kaluar, për t’u deportuar pastaj dhunshëm. Kjo me kërkesë të presidentit Tayyip Erdogan, se gjashtë të arrestuarit ishin pjesë e organizatës FETO, të quajtur terroriste, raporton Express.

Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll.

Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e radhës.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë shtetas.

Këta ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.

Te fundit


Kthehu lart