Dalin pamjet, si u arrestua grupi i shqiptarëve që vodhi shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë - Gazeta Express

Dalin pamjet, si u arrestua grupi i shqiptarëve që vodhi shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë

Ballina

Gazeta Express

22/10/2019 12:04

Janë publikuar pamjet e arrestimit të 4 shqiptarëve në Spanjë, të cilët kishin grabitur shtëpitë luksoze të disa futbollistëve të njohur.

Siç shihet në video, shqiptarë nuk kanë bërë rezistencë por atyre u janë sekustruar sasi të mëdha bizhuterishë dhe sedesh të tjera me vlerë.

Të 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kryer një sërë bastisjesh në Madrti dhe në Toledo, ku kishin rënë pre futbollistë të njohur.

Pre e grabitjesve kishin rënë disa lojtarë të Atletico dhe Real Madrid, të cilët kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara ndërsa ata ishin duke luajtur ndeshjet e tyre përkatëse.

Besohet se grupi kriminal monitoroi aktivitetet e lojtarëve përmes llogarive të tyre në mediat sociale për të ditur kur do të godiste. Në disa raste, brenda shtëpive kishte anëtarë të familjes kur hyri grupi kriminal.