Dalin pamjet, ‘qerosi’ hedh përtokë me grushte gjimnazistët shqiptarë


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 14:11

Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.
Zënkat në gjimnaze apo universitete, nuk po marrin njëherë e mirë zgjidhje, por janë ndër rastet më të shpeshta që dëgjojmë vazhdimisht në Shqipëri.


Së fundmi një ngjarje e tillë ka ndodhur pranë gjimnazit Ismail Qemali, këtu në Kryeqytet ku një i ri ka goditur rëndë me grushta një gjimnazist.

Rasti në fjalë është bërë me dije nga një denoncues për “JOQ”, i cili ka arritur të xhirojë një video ku një grup me nxënësit e shkollës Ismail Qemali janë rrahur me një tjetër të ri i cili nuk është pjesë e kësaj shkolle, thotë denoncuesi.

Zënka ka nisur jashtë shkollës, ku grupi i gjimnazistëve kanë nisur të godasin të riun pasi kanë debatuar më parë. Në një moment i riu ka goditur fort me grusht një gjimnazist, i cili është rrëzuar në tokë për pak sekonda. Pas kësaj shokët e gjimnazistit i janë vërsulur jashtëshkollorit, teksa qytetarët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Qytetari shkruan” Afer shkolles ismail qemali sot ne oren 12. Ai tullaci nuk eshte i shkolles, ndersa ata jane gjimnaziste”

Te fundit


Kthehu lart