Dalin pamjet, makina merr përpara policin që kishte ndaluar një furgon për kontroll - Gazeta Express
string(82) "dalin-pamjet-makina-merr-perpara-policin-qe-kishte-ndaluar-nje-furgon-per-kontroll"

Gazeta Express

28/01/2020 21:03

Dalin pamjet, makina merr përpara policin që kishte ndaluar një furgon për kontroll

Gazeta Express

28/01/2020 21:03

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të tunelit panoramik në Pogradec, ku një makinë ka goditur një furgon, i ndaluar për kontroll nga një patrullë policie. Për shkak të incidentit kanë mbetur tre persona të plagosur, përfshi dhe policin që kishte ndaluar furgonin për kontroll.

Mësohet se fatmirësisht, polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, ora 19:30, në dalje të “Tunelit Panoramik”, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I.R., rreth 60 vjeç, banues në Pogradec, ka përplasur një mjet tip furgon, i cili ishte ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi I. R., pasagjeri i këtij mjeti shtetasi L. R., 55 vjeç, banues në Pogradec, si edhe punonjësi i Policisë Rrugore A. I., të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.