Dalin pamjet e aksidentit! Turisti ukrainas del të bëjë foto, makina e shqiptarit e merr përpara


Gazeta Express
12 Qershor 2019 18:14

Një aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin Elbasan- Librazhd, ku një turist i huaj ka mbetur o plagosur.

Turisti me origjinë nga Ukraina kishte dalë buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës, në momentin kur një automjet ka hyrë në parakalim dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, makina ka marrë përpara turistin e huaj duke e lënë të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e makinës, ndërsa turisti është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore./Express

Pamjet u publikuna nga report tv.

Te fundit


Kthehu lart