Dalin pamjet: Atentati me armë ndaj avokatit Gazmend Halilaj - Gazeta Express
string(59) "dalin-pamjet-atentati-me-arme-ndaj-avokatit-gazmend-halilaj"

Gazeta Express

10/07/2020 6:52

Dalin pamjet: Atentati me armë ndaj avokatit Gazmend Halilaj

Gazeta Express

10/07/2020 6:52

Tre muaj pas atentatiti ndaj avokatiti Gazmend Halilaj, Gazeta Insajderi i ka siguraur pamjet nga vendi i ngjarjes.

Më 14 prill, avoakti, ishte qëlluar me armë nga dy persona, por i njëjti u kishte shpëtuar plumbave, ndonëse ishte lënduar duke ikur nga të shtënat.

Lexo Edhe:

Halilaj ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij derisa sulmuesit i dolën në pritë.

Ata fillimisht e goditën me veturën e tyre avokatin, dhe më pas shtinë me armë zjarri disa herë në drejtim të tij.

Të njëjtit më pas largohen nga vendi i krimit, duke lënë si gjumrë gëzhojat e armve.

Halialj për këtë sulm ka fajësuar atë kohë, njerëzit e afrtë të Sami Lushtakut.

Vetë Lushtaku, i kishte mohuar të gjitha akuzat.

Deri tash dihet se dy persona të dyshuar janë arrestuar për lidhur me me rastin e sulmit ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Të arrestuarit dyshohen për kryerje të veprave penale të vrasjes në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.