Dalin pamje të reja nga “Arena Kombëtare”, gjithçka drejt përfundimit!


Gazeta Express
8 Tetor 2019 19:59

Stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ duket se është thuajse drejt përfundimit.

Top Channel ka siguruar një video të stadiumit të rikonstruktuar, nga ku pritet që më 17 nëntor të luhet kundër Francës. Të paktën ky ka qenë premtimi i kryeministrit, i cili u shpreh se në ish- stadiumin Qemal Stafa do të luhet ndeshja e parë muajin e ardhshëm.

Shqipëria ndeshjet e radhës i ka jashtë fushe, kundër Turqisë më datë 11 tetor dhe me Moldavinë më datë 14 tetor./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart