Dalin në gjueti, një person plagos dy të tjerë - Gazeta Express
string(45) "dalin-ne-gjueti-nje-person-plagos-dy-te-tjere"

Dalin në gjueti, një person plagos dy të tjerë

Gazeta Express

16/11/2020 11:53

Policia në Kamenicë ka arrestuar një të dyshuar i cili derisa ishte në gjueti, nga pakujdesia ka qëlluar dy persona, raporton Express

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kamenicë, ku i dyshuari kishte qenë në gjueti dhe ka plagosur viktimat.

Lexo Edhe:

Policia ka njoftuar se viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa ishin për gjueti (në rekreacion) nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri dy viktima m/k. Viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit. Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress/