Dalin hollësi të reja: Kina i ndalonte ujgurët që mbanin mjekra dhe shami - Gazeta Express
string(72) "dalin-hollesi-te-reja-kina-i-ndalonte-ujguret-qe-mbanin-mjekra-dhe-shami"

Dalin hollësi të reja: Kina i ndalonte ujgurët që mbanin mjekra dhe shami

Gazeta Express

18/02/2020 8:50

Televizioni BBC e ka siguruar një dokument ku dëshmohet se autoritetet kineze e kanë përcaktuar drejtpërdrejt fatin e qindra mijëra myslimanëve ujgurë, të mbajtur në rrjetin e kampeve të izoluara.

Në këtë dokument janë të dhënat e më shumë se tre mijë personave nga rajoni i skajshëm perëndimor, Zinjiang. Aty dëshmohet se si Kina ka ndërhyrë edhe në elementet më intime të jetës së tyre të përditshme.

Lexo Edhe:

Dokumenti me 137 faqe përfshin hollësi nga mbikëqyrja e këtyre personave. Autoritetet kineze kanë marrë shënime se si njerëzit luten, si vishen, me kë kontaktojnë dhe si sillen anëtarët e familjeve të tyre.

Kina ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të ndaluar dhe vendosjen e ujgurëve nëpër kampe e ka arsyetuar me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit religjioz, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Në dokument jepen të dhëna nga vëzhgimi dhe hetimi i 311 personave. Aty përshkruhen shprehitë e tyre religjioze dhe marrëdhëniet me qindra të afërm, fqinj dhe miq.

Aty përshkruhet edhe rasti i një gruaje 38-vjeçare. Ajo ishte dërguar në kamp vetëm për arsyen e bartjes së shamisë para disa viteve.