Janë publikuar në fletoren zyrtare disa harta ku tregohen zonat se ku pritet që të rindërtohen banesat e reja si konpesim për ato godina të rrëzuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Konkretisht janë publikuar pamjet për procesin e rindërtimit në Shijak, Laç dhe në Thumanë. Në vendimin e qeverisë specifikohet që do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit njësia zbatuese për rindërtimin dhe rikonstruktimin e infrastrukturës publike në Shijak e Thumanë.
Për rastin e Laçit njësia zbatuese do të jetë Enti Kombëtar i banesave, pasi godinat do të ndërtohen nga qeveria turke.
Këto janë hartat e publikuara deri më tani, ndërsa për zonat e Durrësit e Tiranës ende nuk janë bërë zyrtare zonat konkrete të rindërtimit.
Kutjojmë se qeveria ende nuk e ka nxjerrë zyrtare faturën e plotë të dëmeve dhe pritet që bilanci të publikohet muajin e ardhshëm, disa ditë para se në Tiranë të nisë konferenca e donatorëve, proces i nisur nga vendet anëtare të BE-së.