Dalin foto të reja të Kim Jong-unit, duket se ka humbur peshë edhe më shumë - Gazeta Express
string(74) "dalin-foto-te-reja-te-kim-jong-unit-duket-se-ka-humbur-peshe-edhe-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:49

Dalin foto të reja të Kim Jong-unit, duket se ka humbur peshë edhe më shumë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 11:49

Udhëheqësi komunist i Koresë Veriore, Kim Jong-un, në fotografitë e reja duket se ka humbur edhe më shumë peshë, pasi edhe më herët është raportuar për ndryshimin e dukshëm.

Diktatori në fotografi shihet duke përshëndetur me dorë një grumbull oficerësh ushtarakë dhe duket se ka humbur peshë përreth belit dhe në fytyrë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pamjet e reja u publikuan një muaj pasi televizioni shtetëror raportoi se Jong-un është në gjendje të dobësuar. Ky raportim ishte i pazakontë, sepse në Korenë Veriore nuk janë normale diskutimet rreth shëndetit dhe jetës personale të shefit të shtetit.

Kim Jong-un njihet si duhanpirës i madh dhe për një kohë të gjatë ka qenë me mbipeshë. Viteve të fundit, dukej se pesha e tij shtohej në krahasim me kohën kur kishte ardhur në pushtet.

Jeta personale e tij është zakonisht temë tabu në mediet shtetërore të Koresë Veriore dhe Pjongiangu asnjëherë nuk ka treguar se sa fëmijë ka Kim Jong-uni.

Ndryshe, Koreja Veriore, edhe ashtu një prej shteteve më të izoluara në botë, kohëve të fundit është ngujuar edhe më shumë nga kontakti me botën e jashtme për shkak të masave kundër koronavirusit.