Publikohen momente të tjera lidhur me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës. Fotot tregojnë momentin kur trupi i pajetë futet në furgon për tu nxjerrë jashtë resortit “Golden”
Kamera e sigurisë ka filmuar levizjet- Sipas policisë, Prenga ka ndërruar jetë më datë 17 janar, 2020, ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.
Një kamera e sigurie e garazhit të resortit “Golden” ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit të cilët kishin shkatërruar gjithë pikat tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë.
Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza.
Hetuesit mendojnë se pengun e kishin qëlluar me thikë në Kamëz. Grupi hetimor ka bindjen se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.
Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 fletë-arreste për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa 6 të tjerët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë sot Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili mohojnë akuzat, ndaj kërkojnë lirimin.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...