Dalin detaje të reja rreth Grenellit, do të vazhdojë si emisar për dialogun, kjo do të jetë zyra e tij - Gazeta Express
string(98) "dalin-detaje-te-reja-rreth-grenellit-do-te-punoje-si-emisar-per-dialogun-kjo-do-te-jete-zyra-e-tij"

Gazeta Express

02/06/2020 15:29

Dalin detaje të reja rreth Grenellit, do të vazhdojë si emisar për dialogun, kjo do të jetë zyra e tij

Gazeta Express

02/06/2020 15:29

Këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka folur pasi Richard Grenell ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani.

O’Brien, gjithashtu, ka treguar se Richard Grenell ka vullnet për t’i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se Grenell do të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe me orar të përgjysmuar.

“I jam mirënjohës Ric-ut për vullnetin e treguar për t’i shërbyer kombit tonë në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues Special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ushtruar detyrën e tij nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në qëndrimin e O’Brien të publikuar nga National Security Council.

Ndërkohë gazetarja e Bloomberg, Jennifer Jacobs, ka thënë se Richard Grenell do të punojë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë në ndërtesën e Eisenhower Executive Office Building.

“Më është thënë se aleati i Trumpit, Richard Grenell, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ambasador në Gjermani të hënën. Ai është i fokusuar në rolin e tij si përfaqësues special për negociatat Kosovë-Serbi. Ai është zhvendosur në një zyrë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, në EEOB, të hënën”, ka shkruar Jacobs. /Express/