Dakordohen për të shkëmbyer të dhëna në nivel të ministrive të brendshme, Hoti s'merr ndonjë premtim për vizat nga Macron - Gazeta Express
string(124) "dakordohen-per-te-shkembyer-te-dhena-me-nivel-te-ministrive-te-brendshme-hoti-thote-se-me-macronin-ka-folur-edhe-per-vizat-2"

Gazeta Express

07/07/2020 17:25

Dakordohen për të shkëmbyer të dhëna në nivel të ministrive të brendshme, Hoti s’merr ndonjë premtim për vizat nga Macron

Gazeta Express

07/07/2020 17:25

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Paris ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Pas takimit, Hoti ka njoftuar edhe për dy marrëveshje ndërshtetërore që kanë nënshkruar e që ndërlidhen me veprimtarinë e Ministrive të Brendshme, ndërkohë nga zyra për media thuhet se në Pallatin e Elizesë është çelur edhe tema e liberalizimit të vizave.  

Lexo Edhe:

“Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti janë pajtuar gjithashtu që të dy vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet së bashku për promovimin e frankofonisë në Kosovë./Express/